Arben Taravari është kandidati i vetëm për kryetar të Aleancës për Shqiptarët. Kryetari i Komisionit brenda ASH-së, Syrja Rashidi, Taravari ka arritur që në kohë rekord të grumbulloj mbi 1800 nënshkrime.
“Në emër të Komisionit mund të ju njoftoj se sonte përfundimisht përfundon afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar partie dhe kam nderin të informoj se deri më tani, te Komisioni ka arritur vetëm një kandidaturë, kandidatura e prof.dr.Arben Taravarit, nënkryetarit të deritashëm të partisë, dhe ushtruesit të detyrës, kryetar partie deri në kongresin e jashtëzakonshëm”- deklaroi Syria Rashidi, anëtarë komisioni në ASH.
Edhe pse është kandidati i vetëm, Taravari u shpreh se çdo anëtar që arrin të mbledhë 400 nënshkrime, mund që në Kuvend të dalë si kundër kandidat.
Taravari thotë se ASH do vazhdojë të qëndrojë opozitë dhe nëse ka ndonjë bisedim për hyrje në qeveri, u zotua se do të jetë shumë i sinqertë dhe do informohen të gjithë.
Përndryshe ditë më parë Taravari u takua me kryeministrin Kovaçevski, takim pas të cilit dolën me deklarata se është folur në përgjithësi për ishin reformat europiane dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, ndonëse merret vesh se dera e qeverisë është e hapur për Aleancën, me qëllim përforcimin e shumicës parlamentare.