Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, u pyet sot për statusin e tij në facebook, e cila shkaktoi reagime nga ana e Frontit Evropian, ku ai shkroi se “tani ka ikur koha e vjetër ku njerëzit dalloheshin etnikisht”.
Taravari tha se ai është i lumtur që sa më shumë shqiptarë të punësohen, por se edhe meritokracia është shumë me rëndësi, sidomos në institucionet profesionale.
“Sidomos në shëndetësi, as që diskutohet që tendencat tona do të jenë që shqiptarët të jenë prezent në të gjitha institucionet shëndetësore publike. Për ideo herë të thirremi edhe në punën e meritokracisë, njeri i cili i plotëson kushtet. Ato e kanë përdorë si alibi që është kështu. Nuk mund të kërkosh, ja një gjinekolog që është shqiptarë ose një urolog që duhet të jetë maqedonas, nuk shkon… mendoj se duhet të ulemi të bisedojmë dhe t’i zgjedhim profesionistët. Mendoj se kemi shumë profesionistë shqiptarë të cilët meritojnë të punojnë në institucionet publike dhe do të angazhohem personalisht për këtë”, tha Taravari.
Data 26.09.2026
Aktuale
- Nga bikini në duks! Eronitën e “tronditi” kthimi nga Turqia
- Kuzeska: Të gjithë kundër bastionit të vetëm të lirisë – LSDM-së!
- VIDEO/ “Joe Biden tradhtoi Hashim Thaçin”! Deklarata e papritur e Ramës nga SHBA: Amerikanët mund të kishin bërë më shumë për ish-presidentin e Kosovës
- Sefer Selimi: “Jeton Shazivari po bëhet më katolik se Papa”
- ‘Duqe’, Santiana trazon rrjetin me fotografinë e postuar në mesnatë
- Presidenti Begaj pret letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt!
- Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e Rami Kuçit, të dyshuarit për vrasjen në Dyqanxhik të Shkupit
- Minçev paralajmëron bashkimin dhe shfuqizimin e institucioneve të panevojshme



