Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, tha se sot do të kenë një takim koordinues të koalicionit.
Taravari tha se është një moment i veçantë sepse për herë të parë në këto zgjedhje, tha ai, ka një bashkim të plotë të opozitës.
“Kjo sic e kemi thënë në shumë raste garanton fitoren pasi të gjithë zgjedhjet shumica e votave kanë qenë vota pro opozitës. Është moment për mobilizim, për frymëzim dhe angazhim të gjithë strukturave për një mbështetje që e presim prej qytetarëve”, tha Taravari.
Ai tha se kudo që shkojnë në këtë fushatë kanë një përkrahje të jashtëzakonshme dhe se problemi kryesor është varfëria, shtrenjtimi i çmimeve, rrogat e vogla, kushtet e jetës.
“Kjo shkakton edhe problem tjetër më të madh që kemi ajo është largimi i të rinjve. Të rinj largohen për atë se rrogat janë të vogla dhe vështirë mund të gjejnë punë këtu”, u shpreh Taravari, raporton SHENJA.
Taravari tha se nuk mund të vazhdohet kështu dhe se duhet ndryshimi. Me VLEN-in, Taravari tha se rroga mesatare do të jetë 800 euro. /SHENJA/
Data 16.07.2026
Aktuale
- Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut. Mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra
- Mexhiti: “Çairi në ritmin e shëndetit” zgjerohet me ligjërata publike dhe këshillim mjekësor
- Ndotje mjedisore në Dhërmi/ Gjobiten kompanitë Gjikuria, Anchor Beton, Eral Construction Company dhe Beton Express 2018
- Maqedonia humbi 4,2 milionë euro nga BE-ja! Partitë ja hedhin fajin njëra tjetrës
- Dy persona nga Semenishta arrestohen në Forinë, u gjindet substancë e dyshuar narkotike në veturë
- Guna dhe KAYO marrin 17 milionë euro financime nga buxheti, por deri tani nuk ka asnjë rezultat konkret në zhvillimin e industrisë ushtarake
- Të hënën publikohet emri i kompanisë fituese për furnizimin me 150 autobusë elektrikë
- Arrestohet në Shkup një person i kërkuar me urdhër-arrest, duhet të vuajë 1 vit e gjysmë burg



