Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari ka “blinduar” deputetët e ASh-së. Pas theshethemeve se dy- tre deputet nuk pajtohen me vendimin e kryetarit, Arben Taravari shihet se ata janë unik dhe e mbështesin Arben Taravarin në çfarë do vendimi që merr si kryetar.
“Një kafe me Deputetët e ASH-së…” ka shkruar Taravri ku shihen edhe të buzëqeshur dhe të bashkuar.
Me këtë fotografi shuhen zërat e përçarjes së ASH-së. Nga ana tjetër, tre liderët e VLEN-it, kanë kërkaur nga kryeministri Mickovski që pas 1 Majit të largojnë nga qeveria Arben Taravrin pasi sipas tyre ai që bashkëpunon me BDI-në nuk e ka vendin as në VLEN e as në QEVERI.