Beteja 100 ditore për një shëndetësi më të mirë, ka shruar ministri i shëndetësisë, arben taravari, në rrjetin social “Facebook”
“Kanë kaluar 100 ditë nga emërimi i një kabineti të ri në Ministrinë e Shëndetësisë. Kabineti është i vetëdijshëm për sfidat që janë përpara, por më e rëndësishmja, një kabinet me një vizion të qartë, një qëllim dhe vendosmëri për ringjalljen përfundimtare të sistemit shëndetësor të Maqedonisë.
Jemi të vetëdijshëm se 100 ditë nuk janë të mjaftueshme për çfardo ndryshimi sistematik në shëndetësinë tonë, por jemi krenarë që në këto tre muaj ne vendosëm fortë themelet për shëndetësi më të mirë në vendin tonë.
Na lejoni të ndajmë me ju vetëm një pjesë të vogël të iniciativave dhe reformave që janë vetëm fillimi i kthimit të dritës në sistemin shëndetësor të Maqedonisë”, shkruan ministri, Taravari.

