Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar sot se BDI dhe Ali Ahmeti ka patur 22 vite për të sjellur një ligj si dihet për gjuhën shqipe, po ashtu edhe kohë të mjaftueshme për të miratuar një ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat.
Ai tha se kjo qeveri, këto 80 ditë, miret me pasojat e kexhmenaxhimit të pushtetit të BDI-së, dhe sic tha ai, satelitëve të BDI-së, të instaluar nëpër parti të ndryshme, shkruan SHENJA.
“Zotri Sela si miku i afërt i Ali Ahmetit, 22 vite kanë patur pushtet absolut, lokal e qendror, pse nuk e sollën një ligj për gjuhën shqipe, pse nuk e sollën që me badenter të votohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, a tash ju kujtu, duhet t’ju japim edhe 22 vite që ta bëjnë një gjë të tillë, pse nuk e bën deri tash. Kështu që të shesësh mjegulla dhe filozofi është shumë lehtë, kanë pas pushtet dhe asgjë s’kanë bërë, ne praktikisht tani ballafaqohemi me pasojat që na i kanë lënë. Se ta kishin lënë ligjin që të mos jetë 20% por të jetë kategori kushtetuese, ne nuk kishim sot probleme, të kishin lënë një ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat ne sot nuk kishim problem me balancuesin. Praktikisht kjo qeveri, 80-ditshin e parë miret me pasojat e keqmanaxhimit të pushtetit të BDI-së dhe satelitëve të BDI-së, që ishin të instalum nëpër parti të ndryshme”, deklaroi Taravari.
Data 02.07.2026
Aktuale
- VIDEO/ Përplasje, kaos dhe tension! Policia dhunon, arreston dhe tërheq zvarrë protestuesit
- MPB shpall thirrje për pranimin e 200 nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë së RMV-së
- Kërcënoi kushëririn me mjet të mprehtë, arrestohet 64-vjeçari nga Tetova
- Sherr mes kushërinjve në Gostivar, njëri përfundon në pranga
- Me BMW pa patentë, arrestohet 20-vjeçari në Gostivar
- Sulmohet drejtori i një ndërmarrjeje publike në Çellopek
- Kodi Zgjedhor i RMV-së ngeci te votimi elektronik i diasporës
- Leunora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e TVM2


