Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) jep
mendim pozitiv për punësim pas shpalljes së zgjedhjeve vetëm nëse deri te ajo arrin kërkesë nga ndonjë institucion, se kjo është urgjente dhe e pashmangshme, konform Kodit zgjedhor, deklaroi sot kryetari i Komisionit antikorruptues, Igor Tanturovski, duke u përgjigjur pyetjes nëse Komisioni ka dhënë opinion për punësimin e dy këshilltarëve në Kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov.
“Tani konkretisht, kërkesën nuk e kam këtu që të shohim se çfarë ka qenë kërkesa dhe ne si jemi përgjigjur. Nëse jemi përgjigjur pozitivisht në këtë supozoj se në kërkesë ka qëndruar gjëra urgjente dhe të pashmangshme. Nëse përgjigjja ka qenë pozitive, ne gjithmonë themi se në atë rast duhet të mbahet llogari për nenin 8-a paragrafi 1, alinea 4 nga Kodi zgjedhor, – punësime, ndërmarrjet nëprocesin zgjedhor mund të jenë vetëm në çështje urgjente dhe të domosdoshme”, thotë Tanturovski.
KSHPK, theksoi Tanturovski, nuk mund t’i dijë nevojat e çdo institucioni në veçanti. KSHPK, theksoi Tanturovski, nuk mund t’i dijë nevojat e çdo institucioni në veçanti. Ata marrin vendime të tyre, me të cilën pastaj nga Agjencia për punësim mund të parashtrojnë kërkesë për punësim.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Bie numri i të punësuarve me 13.1%! Efektet negative që solli ulja e euros
- Trump anulon 90 përqind të kontratave të ndihmës së huaj të USAID-it
- Mbi 1000 ushtarë të tjerë të Koresë së Veriut vendosen në Rusi
- Mickoski: BDI-ja në koalicion me Gruevskin dukej si shoqatë pacifiste që kërkonte vetëm tenderë
- Matura do të ndryshojë, do të ketë rregulla të reja për nxënësit
- Aksident në rrugën Prilep – Manastir, humb jetën një person
- Fero ndanë momente intime me të dashurën e re, a ia lejon feja?!
- Transformimi i kohës: Ja kur zbatohet ndërrimi i orës këtë vit