
Prokuroria Speciale Publike sot ka njoftuar se ka hapur dy lëndë të reja: “Tarifa” dhe “Tanku”.
Në rastin “Tarifa”, siç qëndron në komunikatën e kësaj prokurorie janë përfshirë shtatë persona nën dyshimin se kanë bërë veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 353 alinea 5 nga Ligji për Kodin Penal, transmeton “SHENJA”.
Ndërkaq në rastin tjetër “Tanku”, janë përfshirë dy persona nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizime nga neni 353 alinea 5 nga Kodi Penal”. Veprat dyshohen se janë bërë në periudhën prej muajit shkurt deri në fund të tetorit 2012.