Në sallonin e shitjeve “Toyota” sot u promovua vetura e re “ Lexus LC” e cila sjell një epokë të re teknologjike për vet brendin.
Vetura e prezantuar sot nga “Lexus” mban çmimin 124 mijë euro, çmim i caktuar sipas standarteve europiane, por e mira kushton.
Se çfarw ofron kjo veturë për këtë çmim, e shpjegon më së miri eksperti i kësaj fushe, Agron Sulejmani.
Ky brend njihet në mbarë botën si ofrues komoditeti, kualitet, luks dhe në vete përfshin teknologji bashkëkohore.
“Lexus” renditet në vendin e katër në mes brendeve botërore të veturave.