I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar ditën e sotme (10 dhjetor) në sallën e gjyqit në GJKKO, ku ishin të pranishëm edhe disa të akuzuar nga ana e tij si të përfshirë në krime.
Seanca është zhvilluar mes tensioneve pasi të akuzuarit nga SPAK, i janë kundërvënë bashkëpuntorit të drejtësisë duke i ndërprerë dëshminë, raporton gazetarja Klodiana Lala.
“Nuredin Dumani, krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime”, iu drejtua i akuzuari Petrit Qoli.
Mësohet se togat e zeza të GJKKO ndërprenë seancën gjyqësore për disa minuta.
Nuredin Dumani po dëshmon para trupit gjykues grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin dhe Gentian Sharrën etj.




