Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një emision në Kosovë ka vlerësuar se nuk mundet të ketë hetime ndërkombëtare për ngjarjet në Lagjen e Trimave. I pyetur nëse do të ketë hetime ndërkombëtare për këtë rast, Xhaferi ka thënë që gatishmëri të institucioneve për “konsulencë ndërkombëtare”, por çdo ndërhyrje prej anash do të konsiderohej si protektorat.
“Për rastin është deklarim i institucioneve, ka gatishmëri për të pasur konsulencë ndërkombëtare, për faktin se me normat ndërkombëtare, nuk mundet të ketë ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar në një proces të tillë, për faktin se do të duhej të reflekton ose të meret si ndërhyrje e vendit tjetër, ose si protektorat, për faktin se të gjitha institucionet e vendit janë funksionale dhe në nivelin e duhur dhe çdo ndërhyrje anash, në kuptimin e marrjes së përgjegjësive për zbatim të nj procedure, do të nënkuptonte mbi parimet ndërkombëtare që ka të bëjë me protektorat, gjë që nuk mund të bëhet. Por konsulencat ndërkombëtare janë të mirëseardhura, unë mendoj se OSBE-ja si institucion i sigurisë që është prezent në kontinuitet në vendin tonë, nga afër po e përcjell gjithë procesin dhe informojnë opinionin”, ka thënë Xhaferi.
Këtë pjesë të deklaratës së tij mund ta përcillni pas minutës së 40 në videon më poshtë.


