Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar takim me homologun e tij Dejan Zhidan nga Sllovenia. Në këtë takim Xhaferi, ka deklaruar që Maqedonia e Veriut duhet të ndjekë rrugën që bëri Sllovenia drejt integrimeve evropiane: – njofton news33.tv
Sot kishim një takim me mysafirin tim të nderuar kryetarin Zhidan dhe takim në përbërje më të gjërë me delegacionin që e shoqëron me ç’rast u urova mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Takimet e shpeshta reflektojnë atë që është pasqyrë reale e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, dhe ajo është se ato bazohen në miqësinë e sinqertë, mirëkuptim, dhe mbështetje të ndërsjelltë. Bashkërisht u pajtuam se viteve të fundit, frekuenca e vizitave në bashkëpunim parlamentar paraqesin konfirmim se jemi të interesuar për bashkëpunim dhe shfrytëzim të përvojave veçanërisht të rrugës që Sllovenia e kaloi që në vitin 2004.



