Përfaqësuesit e Eko Guerilës janë takuar sot me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e ekologjisë Sadulla Duraku. Pas takimit kryetari i Eko Guerilës Arianit Xhaferri, deklaroi se kryeministri Zaev ka premtuar që nuk do të bëjë marrëveshje me gojë për rifillimin e punës së Jugohromit. Në takim po ashtu është biseduar edhe për punën e deponive të egra në vend dhe me theks të veçantë për deponinë e Tetovës. Siç potencoi Xhaferri, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se punojnë ngushtë me Komunën e Tetovës për të dislokuar deponinë nga qyteti. Nga Eko Guerila kanë shprehur gatishmëri për të punuar me institucionet shtetërore, por në interes të qytetarëve.
“Nga Qeveria na bënë me dije se kanë mirëkuptim për pozicionet tona dhe se çfarë do negociatash që mund të zhvillohen më tej me menaxhmentin e Jugohromit do të kërkohen garanci të shkruara, dmth, jo si deri më tani që kanë qënë garanci me fjalë se do instalohen filtrat deri në atë datë ose në këtë datë. Gjithashtu kemi diskutuar në detaje edhe çështje tjera siç është problemi edhe me deponinë e Tetovës me çka nga ana e kryeministrit na u bë me dije se vendimi i parë që do të merret ditën e martë në mbledhjen e Qeverisë do të jetë alokimi i fondeve për dislokimin e deponisë së egër nga Tetova”, deklaroi Arianit Xhaferri nga Eko Guerila. /SHENJA/
Takimi Zaev- EcoGuerilla: Qeveria nuk do të… by tvshenjaofficial

