Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot në
Trieste, ku po mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor, u takua me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq.
Në takimin, në të cilin është biseduar për bashkëpunimin bilaterale dhe rajonal, kanë marrë pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të së dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Ivica Daçiq.
Ky është takimi i parë i kryeministrave të rinj të Maqedonisë dhe Serbisë.
Është paraparë që kryeministri Zaev sot në Trieste të ketë takime edhe me kryeministrat e Shqipëria ë Edi Rama dhe të Sllovenisë Miro Cerar, si dhe me burrështetas dhe përfaqësues evropianë. Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të takohet edhe me Boris Xhonsonin, ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar.
Data 15.09.2025
Aktuale
- “Pinë alkool së bashku, pastaj e rrahën për vdekje”, Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në Shkup
- I riu zhduket nga banesa, babai ngre alarmin në polici për fatin e të birit 22-vjeçar
- Deponia “Vardarishte”, banorët në protesta
- Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania dy të rinj, njëri prej tyre i akuzuar nga GJKKO për…
- PSG vazhdon serinë e fitoreve, ‘viktimë’ e radhës Lens, por humb tre lojtarë…
- Barcelona thyen rekord historik në La Liga
- Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme
- Mot i ndryshueshëm – vranësira dhe reshje shiu