17 Dhjetor 2018 / 14:58
Aleksandar Trajkovski i shëron sinuset në Budapest. Këshilltari i VMRO-DPMNE-së në komunën e Gazi Babës, i punësuar në Drejtorinë e Doganave, u kap në një fotografi në Budapest bashkë me azilantin Nikolla Gruevski. Trajkovski zyrtarisht konfirmoi se ai me vetë-iniciativë ka kërkuar mendim të dytë mjekësor mbi problemin e organeve të frymëmarrjes dhe kapacitetin e zvogëluar të mushkërive. Atë e kanë trajtuar në Spitalin Mjekësor “Duna Medikal” në kryeqytetin hungarez. Me Gruevskin ka komunikuar nëpërmjet facebook-ut. Ai nuk e di se kush i ka fotografuar. Trajkovski përcolli përshtypjet e tij personale se ish-kryeministri ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe fizike, por se ishte i shqetësuar. Gruevski nuk lëviz shpesh dhe rrallë del në publik. Trajkovski përshtypjet nga Budapesti nuk i tha para kamerës, por në hyrje të sallës së gjyqit, ku ai po gjykohet për shuplakat e porositura në Qendër, ku i akuzuar është Nikolla Gruevski. Fatime Fetai e pyeti Trajkovskin, të shpjegojë se përse e zgjodhi pikërisht Budapestin për trajtim dhe kërkoi që t’i dorëzohet dokumentacion mjekësor gjykatës dhe PSP-së. Trajkovski theksoi se do t’i dorëzonte dokumentet dhe se spitalin për kontroll e ka zgjedhur vet.
Rreth dy vjet ai kishte probleme shëndetësore në Maqedoni, për të cilën gjë nuk ka qenë i kënaqur. Ai është nisur për në Budapest. Thuhet se atje është bërë një diagnozë e re dhe është vendosur diagnoza e saktë me të cilën ai do të vazhdojë të trajtohet në Maqedoni- deklaroi avokati Boro Tasevski.
Aleksandar Trajkovski do ta dorëzojë dokumentacionin mjekësor nga Hungaria edhe në Drejtorinë e Doganave ku ai është i punësuar. Ai hapi pushimin mjekësor më datën 5 të këtij muaji. Trajkovski përpara Gjykatës Penale organizoi një protestë me moton “Drejtësi për Nikollën” vetëm tre ditë pas datës kur gjykata urdhëroi Gruevskin të paraqitej në burgun e Shutkës.
Bojan Stojanovski
Loading…