Takimi i liderëve shqiptarë është tentim i BDI-së për të riÞtuar legjitimitetin që e humbi në zgjedhje, vlerëson analisti Xhelal Neziri. Sipas tij, shqiptarët votuan për ndryshime në skenën politike dhe çdo bashkim jashtë atij vullneti nuk është i arsyeshëm.
“Mendoj se nëse i hiqet folklori këtij takimi dhe takimeve që do të vinë, mbetet një tentim i kreut të BDI-së Ali Ahmeti për të riÞtuar legjitimitetin që e humbi në zgjedhje. Tani me Aleancën për shqiptarët ai ka shumicën e votave dhe legjitimitetin që të përfaqësojë shqiptarët në Qeveri. Nuk mendoj se ky koalicion do të ketë forcë që të imponojë të gjithë 4 ato premtime parazgjedhore”, tha Xhelal Neziri, analist.
Ai e quan hap të gabuar pjesëmarrjen e Aleancës për shqiptarët kurse bojkotin e Besës si të arsyeshëm meqë kjo parti dëshiron të proÞlizohet në opozitë. Ahmeti, Sela, Memeti dhe Ostreni pas takimit të djeshëm nuk dhanë detaje mbi agjendën e diskutimeve por premtuan se takimet do të vazhdojnë deri në formimin e një platforme të përbashkët kurse ftesa për partitë tjera mbetet e hapur.
“Dallimet janë shumë më të vogla se shumë nga çështjet e mëdha që na bashkojnë që ne si shqiptarë të dalim me një zë për çështje që kanë të bëjnë me të gjithë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë pa dallim se cilës partie i takojnë apo elektorat i kujt partie është sepse gjërat që kanë të bëjnë me shqiptarët janë shumë të përbashkëta”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
“Ne jemi këtu për të bashkuar veprimin politik dhe jo subjektet politike kurse në zgjedhje me siguri do të jemi prapë kundërshtarë me z. Ahmetin. Por në këtë fazë mendoj se ne duhet të kemi qëndrime të përbashkëta në mënyrë që ta ndjejnë presionin blloku tjetër politik në mënyrë që një herë e përgjithmonë të zgjidhen interesat e atyre të cilët ne i përfaqësojmë”, u shpreh Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së. Të pyetur se cilën nga dy partitë maqedonase e ndjejnë më të afërt për të bërë koalicion qeveritar, Ahmeti tha se me atë që do të marrë përgjegjësi për të ardhmen e vendit kurse Sela tha se nuk të koalicionojë me atë që diskriminon shqiptarët. Takimi u bojkotua nga Besa kurse nga PDSH-ja kishin arsyetuar mungesën me ndryshimet e brendshme të strukturave të partisë.
Data 29.04.2025
Aktuale
- E mbytën me çarçaf dhe e varën në pemë, si Kejsi Spahillari inskenoi së bashku me të dashurin vet*vrasjen e partnerit të saj
- Tentoi të kalojë kufirin ilegalisht – arrestohet i kërkuari nga Shkupi, ishte i dënuar me gati 5 vite burg
- ASH dhe Qeveria, Taravari tregon se kur do të ndodhë takimi me Mickoskin
- Nga maji do të paguhet për qarkullim me mjete motorike në Parkun Kombëtar Mali Sharr
- Të gjithë së bashku vrapojmë për Koçanin
- BDI i reagon Nikollovskit: Pse kjo urrejtje dhe hakmarrje ndaj BDI-së dhe shqiptarëve?
- VLEN: BDI po vazhdon ta forcojë VMRO-DPMNE-në me gënjeshtra për kinse “deshqiptarizim”
- Zbardhet krimi pas 7 vitesh! Antonoi Karafili nuk u v*tëvra, por u mbyt me çarçaf nga ish e dashura dhe partneri i saj! Kejsi Spahillari shpallet në kërkim ndërkombëtar