ZV ministrii Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Llazovski, i cili e udhëheq Delegacionin e Maqedonisë në Sesionin e 17-të të Bordit të ministrave të Kulturës të vendeve anëtare të Fondacionit Ndërkombëtar „Forumi i Kulturave Sllave“ në Lubjanë realizoi takim me drejtoreshën e Agjencisë së Librit të Republikës së Sllovenisë, Renata Zamida.
Në takim, drejtoresha Zamida i ndau përvojat lidhur me aktivitetet e deritanishme të Agjencisë së Librit të Republikës së Sllovenisë të cilat mund të shfrytëzohen dhe zbatohen gjatë themelimit të Qendrës së Librit të Maqedonisë e cila do të ketë për qëllim ta afirmojë librin dhe kulturën e lexuesve në vend.
Zëvendësministri Llazovski nënvizoi se Qendra e Librit do të mundësojë që t’i zbatojë strategjitë e zhvillimit të botimit të librave, do të nxit hartimin dhe shitjen e librave në vend dhe jashtë vendit dhe do t’i bashkojë të gjitha informatat lidhur me librin dhe botimin e librave.
Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të „Forumit të Kulturave Sllave“, Gordan Nikollov, drejtor i Muzeut të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Biljana Tuxharovska – Qupeva, udhëheqëse e Departamentit të Veprimtarisë Botuese pranë Ministrisë së Kulturës, si dhe Suzana Zelenkovska, ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Slloveni