Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me ambasadorin e Federatës Ruse në vendin tonë, Sergej Bazdnikin.
Në takim, ministri Ismaili dhe ambasadori Bazdnikin e theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, që rezultoi me realizimin e përmbajtjeve të shumta cilësore me të cilat vlerat kulturore të Maqedonisë prezantohen para publikut rus, si dhe me shfaqjet e ndërsjella të artistëve rusë para publikut të Maqedonisë. U theksua edhe bashkëpunimi tradicional në fushën e letërsisë dhe veprimtarisë botuese, si dhe bashkëpunimi në veprimtarinë e teatrit. Në këtë kontekst, ministri Ismaili informoi se deri në fund të këtij viti parashihet edhe realizimi i manifestimit “Ditët e kulturës maqedonase në Federatën Ruse”, ndërsa Olga Pankina në Moskë do ta realizojë projektin “Lexoje Maqedoninë”.
Ministri Ismaili falënderoi për mbështetjen në fushën e kulturës që e jep Ambasada e Federatës Ruse dhe u shpreh i bindur se partneriteti maqedonas-rus edhe më tutje do të vazhdojë të zhvillohet dhe të avancohet.
Përndryshe, përveç në planin bilateral, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Federata Ruse kanë bashkëpunim të shkëlqyer edhe në planin multilateral – në kuadër të UNESKO-s dhe të Fondacionit Ndërkombëtar “Forumi i kulturave sllave”, nëpërmjet të cilit realizohen projekte dhe aktivitete të shumta të përbashkëta me të cilat i ruajnë traditat kulturore të popujve sllavë dhe promovimin e tyre si vlera të qëndrueshme dhe universale në korniza globale.
Data 22.03.2026
Aktuale
- PAMJE/ Aksident tragjik në Vlorë, humbin jetën dy drejtuesit e automjeteve, lëndohet një pasagjer
- Bujar Osmani kritikon VLEN-in: “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore


