Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe delegacioni parlamentar i përbërë nga Dafina Stojanoska, Bekim Sali dhe Mitko Trajçuleski, realizuan takim me kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlean, me ftesë të të cilit vizita zyrtare në Stokholm po zhvillohet më 2 dhe 3 dhjetor 2024. Kryetari dhe deputetët u pritën para Parlamentit Suedez nga kryeparlamentari Norlean me nderimet më të larta shtetërore dhe garda, pasuar nga prezantimi i shkurtër I historikut dhe punës së Riksdagut dhe takimi me kryetarin e Parlamentit dhe anëtarët e
Komisioneve për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Riksdagut. Kryetari Gashi shprehu mirënjohje për nikoqirin e tij, si përfaqësues i lartë i vendit mik që ofron mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Maqedonisë së Veriut përmes projekteve të shumta zhvillimore, duke theksuar veçanërisht mbështetjen për qëllimin strategjik të shtetit – anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Ai e përshëndeti themelimin e Grupit të Bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Kuvendin e Suedisë, si vazhdimësi e bashkëpunimit për zhvillimin demokratik ndërmjet dy parlamenteve, i cili u zhvillua nga viti 2020 deri në vitin 2024 dhe së bashku u vlerësua si shumë i suksesshëm, dhe shprehu besimin se dy grupet e bashkëpunimit do të jenë bazë e mirë për nxitjen e përbashkët proaktive të shkëmbimeve parlamentare dhe gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit në të gjitha nivelet.
Kryeparlamentari Norlean theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale tashmë janë forcuar më tej përmes aleancës në NATO dhe shprehu mirënjohjen për ratifikimin e shpejtë në Parlament të marrëveshjes për anëtarësimin e Suedisë në Aleancë. Anëtarët e dy delegacioneve shkëmbyen mendime dhe qëndrime për sfidat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe për ndikimin më të gjerë që ka agresioni rus ndaj Ukrainës në kontinentin evropian.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka hapësirë për të dyja vendet për të avancuar tregtinë dhe investimet, se mërgimtarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut luajnë rol të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe se vizita të tilla janë shumë të dobishme për njohjen e ngjarjeve në të dyja vendet.
				
	Data 31.10.2025
							
				
	Aktuale
	
				- Jepet dënim me kusht prej dy vitesh për sulmuesin e kryetares Daniela Arsovska
- VLEN: Fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare, një zë për fitoren e 2 nëntorit!
- Hykmete Bajrami: Buxheti i 2026, një hap drejt katastrofës për Kosovën
- Banka Popullore: Stabiliteti i sistemit bankar edhe më tej po forcohet
- VLEN: Një zë për fitoren e 2 nëntorit
- “Onkologjia 2”, gjykimi vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve
- Ndalohet shoferi që goditi me veturë vajzën 11-vjeçare në Shkup
- Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj një personi, ka kërcënuar kryetarin e Negotinës
 
		


