Pas takimeve të para me përfaqësuesit shtetërorë në Shkup, eksperti i BE-së Rajnhard Pribe nuk ka pranuar të flasë për detajet. Ai ka thënë se një vlerësim të përgjithshëm do ta japë pas realizimit të takimeve me përfaqësuesit tjerë.
Diplomati evropian deri tash ka zhvilluar takime në Ministrinë e Jashtme, në MPB, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në atë për Integrime.
Ndër të tjera, Pribe do të takohet edhe me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së. Pritet që delegacioni i kryesuar nga Pribe të vlerësojë situatën rreth përparimit të Maqedonisë në rrugën e integrimeve. /SHENJA/

