Me qëllim të avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik
midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Sektori tregtar i Ambasadës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë organizojnë takime afariste Maqedoni-Austri.
Takimet bilaterale do të mbahen në kuadër të misionit tregtar të Odës Ekonomike të Austrisë, ndërsa si pjesë e delegacionit do të jenë të pranishëm edhe biznesmenë eminentë austriakë me të cilët kompanitë nga Maqedonia do të kenë mundësi të realizojnë takime të drejtpërdrejta afariste.
Sferat e ofruara për bashkëpunim janë: zgjidhje energjetike dhe shërbime në sferën e fotovoltaikëve dhe deponimin e energjisë, projektim dhe realizim të hallave industriale dhe konstruksioneve të çelikut, furnizues të sistemeve për përpunimin dhe bartjen e mineraleve të papërpunuara, si dhe për prodhimtari të impianteve të betonit dhe transportuesve për beton, prodhimtari të djathërave të klasit të parë dhe sisteme për mbrojtje nga bubullima, për mbrojtje nga tensioni shumë i lartë, si dhe
sisteme për tokëzim, informojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Ilir Meta kërkon sërish lirimin nga qelia, avokati i ish-Presidentit mbërrin në GJKKO
- NJPB Gjevgjeli ngre kallëzim penal kundër 50-vjeçarit nga Bogdanci
- Droni turk Bayraktar TB3 kryen fluturim demonstrues në TEKNOFEST
- SPB Shtip ngre kallëzim penal për futje droge në burg
- Ali Ahmeti: Afrim Zhitia ishte lajmëtari i lirisë
- Tragjedia në Veles/ Policia akoma nuk ka gjetur shkelje nga ana e zyrtarëve policorë
- Ambasadori francez në RMV, Le Rigoler: Reformat të mos kuptohen si detyrim, por si diçka e mirë për vendin