Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit, Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me këndet amerikane në Maqedoni do të organizojë takim virtual me një grup të ekspertëve ku do të diskutohen mënyrat krijuese për luftë kundër korrupsionit.
Takimi virtual, që do të mbahet sonte në orën 18:00, është pjesë e aktiviteteve të Ambasadës së SHBA-së, që kanë për qëllim ta ngrenë ndërgjegjen për çështje të lidhura me korrupsionin, si dhe për atë sa është me rëndësi që autoritetet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve.
Ngjarjen në Këndin amerikan në Shkup do ta hapë ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli. Takimi virtual do të përmbajë prezantim 30 minutash dhe panel diskutim, ku më pas do të vijojë sesioni për pyetje dhe përgjigje me pjesëmarrësit në panel diskutimin.