Puna dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, bashkëpunimi i deritanishëm bilateral me Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis dy gjykatave kushtetuese, kanë qenë tema të bisedimeve të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sali Murati me ambasadoren ukrainase në vend, Natalia Zadorozhnjuk.
Murati, siç kumtoi pres shërbimi i Gjykatës Kushtetuese, i ka prezentuar aktivitetet e ndërmarra në drejtim të realizimit të plotë të pavarësisë buxhetore, funksionale dhe administrative të Gjykatës, ndërsa me qëllim të realizimit të rolit të tij kushtetues.
Në takim theks veçanërisht i rëndësishëm i është vendosur mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarëve dhe nevojës së zhvillimit të kësaj kompetence të Gjykatës.
Dy bashkëpunëtorët kanë shprehur dëshirën e përbashkët për thellimin e lidhjeve bilaterale me Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës, të cilat do të bazoheshin me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim midis dy gjykatave dhe realizimit të takimit bilateral.
Nga ambasadorja Zadorozhnjuk është shprehur bindje e fuqishme dhe mbështetje në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të planifikuara.



