Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini pati takim jozyrtar me eurokomisarin për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim Johanes Han.
Siç kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në takim Nuredini i ka përcjellë Hanit se Republika e Maqedonisë së Veriut ka përmbushur të gjitha kërkesat e pritura për datën e fillimit të negociatave me BE-në.
“Ai rekomandoj që të vazhdojmë me frymën pozitive, si dhe me kokën lartë të vazhdojmë në rrugën e trasuar. Kemi mbështetjen e tij të palëkundur në realizimin e qëllimeve tona për anëtarësim në BE, dhe pritjet e përmbushjes së tyre së shpejti”, shtohet në kumtesë. .



