Procedura për riemërim të autostradës “Aleksandri i Madh” të Korridorit 10 dhe aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup do të fillojë pas publikimit në NP “Gazeta Zyrtare” për vendimin që për këtë dedikim e solli Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) shpjegojnë se pasi të publikohet vendimi, me kërkesë të tyre dhe me buxhet të tyre aktivitetet në terren për heqje të shenjave të tanishme të komunikacionit dhe për vendosje të shenjave të reja do t’i realizojë Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.
vitit 2008, ndërsa ky emër u caktua me vendim të Qeverisë paraprake.
Nga dhjetori i vitit 2006, madje, gjithashtu me vendim të Qeverisë paraprake aeroporti i Shkupit mori emrin “Aleksandri i Madh”, i cili duhet të zëvendësohet me Aeroporti ndërkombëtar Shkupi.
Përfaqësues të koncesionerit të aeroporteve të Maqedonisë TAV para pak kohësh deklaruan se bëhet fjalë për çështje politike dhe se do ta respektojnë vendimin. Ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit, siç publikoi kryeministri Zoran Zaev pas takimit në Davos me kolegun e tij grek Aleksis Cipras është në shenjë të vullnetit të mirë dhe ngrohje të marredhenieve me Greqinë.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Aksident trafiku në Ohër, lëndohet rëndë 18-vjeçari me moped
- Arrestohet në PKK Bllatë 41-vjeçari nga Shqipëria i kërkuar nga Interpoli
- Kërcënohet një grua në Tenovë, policia po heton rastin
- Çfarë fshihet pas pyetjes ‘provokuese’ së Naim Murselit në gjykatë?
- Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike
- MMJPH: Koncentrimet e PM10 janë brenda kufijve të lejuar në Trubarevë
- Vdes ikona e filmit dhe teatrit- Enver Petrovci
- Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Enver Petrovci