Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar 3 seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale, bëhet fjalë për seancat “T.N.T”, “Trust” dhe “Total”.
Rasti “TNT”, ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për të Ardhme Evropiane, Fiat Canoski. Të akuzuar në këtë lëndë janë shtatë persona, në mesin e të cilëve është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime. Të akuzuarit në seancën e fundit deklaruan se ndihen fajtorë.
Sipas PPS-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepërn penale ‘urrejtje politike’ duke rrëzuar kompleksin komercial “Kosmos” në pronësi të kundërshtarit të tyre politik, Fiat Canoski.
Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit është shkaktuar dëm prej 16 milionë euro, ndërsa në mënyrë plotësuese nga buxheti i komunës së Gazi Babës edhe tre milionë denarë. Canoski dhe kompania FIMET paralajmëruan se do të dorëzojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar.
Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që përgjimet e bisedave në rastin “TNT” mund të përdoren si dëshmi në një procedurë gjyqësore.
Në bankën e të akuzuarve sot në Gjykatën Penale do të ulet edhe gazetari Dragan Pavllovski-Latas lidhur me lëndët e PPS-së “Total”. Ai dyshohet për fshehjen e tatimit si pronar dhe drejtues i kompanive për marketing dhe shërbime për konsalting “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Qendra” SHPKNJP Shkup.
I dyshuari në fjalë akuzohet se në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona të tjerë juridikë në llogaritë përfundimtare dhe fletëparaqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të falsifikuara. Personat juridikë kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me 121 mijë euro.
Gjithashtu, seancë për sot është caktuar edhe për lëndën “Trust” të PPS-së, në të cilin i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Elektranave të Maqedonisë.
Prokurorët para PPS-së nxorën para Gjykatës të gjitha dëshmitë, duke përfshirë edhe bombat, të cilat ishin audio-materiale të para në gjykatë. Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë montuar tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurosh. Lënda, siç kumtoi PPS, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.201.

