Është hapur procedurë disiplinore ndaj një prokurori të Shkupit, i cili nuk ka punuar mbi lëndët të cilat i ka marrë për procedim. Prokurori republikan, Lubomir Joveski ka vendosur që prokurori të pezullohet përkohësisht derisa nuk përfundon procedura që është ngritur kundër tij.
Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme nga Prokuroria e Lartë, është konstatuar se prokurori publik në një pjesë të konsiderueshme të lëndëve që i janë caktuar, nuk i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në pajtim me Ligjin për Procedurë Penale dhe nuk ka marrë asnjë vendim, me ç’rast te një pjesë e lëndëve është shkaktuar prolongim i procedurës ose vjetërsim i përndjekjes penale, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Janë hapur edhe 4 procedura kundër prokurorëve të tjerë.