Sulmuesit të Todorovit iu shqiptuan 30 dite paraburgim edhe pse mbrojtja tentoi të zbusë masat e kujdesit me arsyetimin se ka një dosje të rëndë mjekësore, mëson Televizioni SHENJA. Avokatja e sulmuesit Lupço Stojanovski theksoi se klienti i saj ka edhe probleme psikike që janë shkaktuar pas vdekjes së mbesës.
Avokatja Pavlina Zefiq u ankua se pjesëtarët e policisë e kanë sulmuar klientin e saj edhe pse ai nuk ka kundërshtuar arrestimin dhe i kanë shkaktuar plagë nëpër trup.
Stojanovski nuk ka treguar arsyet e sulmit pasi është shumë i shqetësuar dhe tre herë u desh që të intervenojë ekipet mjekësore. Ai është mbrojtur në heshtje. /SHENJA/