Dënim me kusht prej 6 muaj deri në 1 vit e gjysëm për 9 prej sulmuesve të deputetëve, gazetarëve e të kameramanëve më 27 prill, kur këto të fundit gjendeshin në Kuvendin e R.së Maqedonisë.
E ky vendim që u soll të martën i gëzoi përkrahësit e VMRO-DPMNE-së , të cilët të akuzuarit i pritën para gjykatës me duartrokitje.
Ndryshe prej tyre, analistët e cilësojnë këtë vendim si pasqyrën më të fundit të degradimit të drejtësisë në vend.
Eksperti juridik, Mersim Pollozhani, thotë për Almakos.com se s’ka pikë dyshimi se gjykata është e dirigjuar. Ai shpreh habinë se si mundet të jepet një vendim I till, për individ që janë ish të dënuar, e të cilët I kemi parë se cfarë kanë bërë në Kuvend. Duket qartë thotë Pollozhani, se dhunën e kanë shprehi.
Një pjesë tjetër e analistëve juridik, për mediat në vend deklaruan se sulmuesit e Kuvendit duhet të dënohen për vepra individuale dhe jo kolektive.
Ndërkohë, Besa Arifi e cilëson si kontrovers vendimin e gjykatës, i cili tregon qartë për domosdoshmërinë e reformimit të gjyqësorit.
Nga LSDM-ja, me qëndrimin se përgjegjësit për dhunën që u ushtrua në Kuvend më 27 prill, do të përgjigjen para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar, pa marr parasysh a janë deputet, policë, gjykatës, prokurorë apo qytetarë.
Vetëm një ditë më parë në Alsat M, u shpalosën pamjet të reja në të cilat dukej qartë se si dhunuesit janë ndihmuar nga Sashe Vasilevski dhe Kërste Mukoski nga VMRO-DPMNE. Këta të fundit tentonin të largonin nga dyert pengesat metalike, që protestuesit të kishin rrugën të lirë.
Sipas Kushtetutës, deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të arrestohet pa miratimin e Kuvendit, vetëm në rast se është kryer vepër penale për të cilën parashihet dënim me burg prej më së paku 5 vjet.
Ju rikujtojmë se Gjykata që i liroi dhunuesit e Kuvendit, është po ajo që i dënoi 6 shqiptarët protestues me nga 3 vjet burg në vitin 2015.
Edhe për shkatërrimin e pronave shqiptare në Gjorçe Petrov në vlerë prej rreth 1 milion eurosh, Gjykata nuk dënoi me burg asnjë prej protestuesve maqedonas.
Almakos.com