Për shkak të një sulmi me mjete të forta ndaj një 48 vjeçari, në një berberhane në Tiranë, janë identifikuar 6 autorët e ngjarjes, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë të rinjtë Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç. Në arrati mbeten shtetasit me iniciale R.K., L.K., G.K., dhe D.K.
Këta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, me datë 5 janar, goditën me sende të forta 48 vjeçarin Adritatik Roshi, ngjarje kjo e ndodhur në një berberhane në lagjen “29 Nëntori”, këtu në kryeqytet.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;
- 1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;
- 2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
- Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”.
Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë.
Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.