Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 63 vjeçarin H.E. nga një fshat i Gostivarit i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj ish gruas së tij. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.
“Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (03-tetor) në ora 15:45 kanë privuar nga liria 63-vjeçarin H.E. nga një fshat i Gostivarit i cili rreth orës 09:00 në shtëpinë e tij familjare kishte sulmuar fizikisht ish-gruan e tij 65-vjeçare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk