Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një 41 vjeçar nga një fshat i Gostivarit i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë familjare. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit, shkruan Alsat.
“Më datë 09.09.2024 në ora 13:50, zyrtarë policorë nga kanë privuar nga liria personin A.D. (41) nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 34 vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk