Një dron ukrainas sulmoi një depo nafte në rajonin kufitar rus të Bryansk, ka pohuar guvernatori lokal.
Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e sulmit që ndodhi në objektin pranë qytetit Klintsy, në pronësi të kompanisë ruse të naftës Rosneft, nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale.
Lajmin e bëri me dije guvernatori Alexander Bogomaz në një mesazh në rrjetet sociale.
Moska kohët e fundit ka pohuar se Ukraina ka nisur sulme të shumta me dronë në tokën ruse, duke përfshirë një që dyshohet se synonte Kremlinin.
Ukraina mohoi dërgimin e atij droni, për të cilin Rusia pretendonte se kishte për qëllim të vriste Vladimir Putinin.