Policia suedeze ka njoftuar të martën se pesë persona janë plagosur në një sulm në një shkollë në qytetin e Orebro rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit, duke shkaktuar një reagim masiv nga shërbimet e shpëtimit.
“Pesë persona janë konfirmuar të qëlluar”, ka thënë policia në një deklaratë, raporton Reuters.
“Kjo aktualisht shihet si tentativë vrasje, zjarrvënie dhe vepër e rëndë me armë”.
Ambulancat, shërbimet e shpëtimit dhe policia janë në vend, tha një zëdhënës i shërbimeve lokale të shpëtimit.
Një zëdhënës i policisë nuk pranoi të komentojë më shumë rreth rastit.