Një 43-vjeçar nga Gradec ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht.
Sipas SPB-së, më 19.04.2026 në ora 11:15, A.O. (43) ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 21:30 është sulmuar nga A.M. nga Gostivar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij pas një debati për pagesën e punëve të kryera.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.


