Kryetri i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Nebi Hoxha i pyetur nga gazetarët për “Rrugën e Arbërit”, sot, theksoi se rruga e Arbërit do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni, informon Almakos.
Sipas Hoxhës, me ndërtimin e kësaj rruge do të shkurtohej distanca për në portin e Durrësit i cili është mjaftë konkurrues në krahasim me portin e Selanikut, që përdoret nga shumica e tregtarëve të Maqedonisë.
Nga ana tjetër ministri i transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë, Goran Sugarevski i pyetur nga Almakos, nëse “Rruga e Arbërit” do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë, nëse vazhdohet kjo rrugë edhe në Maqedoni, ku edhe pritet të takohen kryeministri Edi Rama me homologun e tij Zoran Zaev, në Pogradec. Ministri Sugarevski theksoi se mbështet qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev se projekti për rrugën e Arbërit do të realizohet në të ardhmen e afërt.
Ndryshe rruga e Arbërit do të shkurtonte për afër 100 kilometra distancën mes Shkupit dhe Tiranës.
D.K
Almakos.com