Fokusi i LSDM-së për momentin është në zbatimin e zgjedhjeve demokratike të 12 prillit, ndërsa për koalicioniin do të vendoset pas zgjedhjeve, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe anëtar i LSDM-së në pushtet, Goran Sugareski.
E dini se edhe Procesi edhe i Marrëveshjes Kornizë kur LSDM është në pushtet, është proces i përbashkët ndërsa edhe i Marrëveshjes së Prespës. Ne jemi të koncentruar tani edhe në atë që më 12 prill të ndodhin zgjedhjet demokratike në të cilat jam i bindur se LSDM do të fitojë. Pjesa e koalicionit do të ndodhë pas kësaj, tha Sugareski në pres konferencën i pyetur nëse sërish hapet rruga për koalicionimin e LSDM-së me partnerin aktual të koalicionit BDI pas deklaratës së dhënë mbrëmë nga lideri Ali Ahmeti.
Ahmeti në Kongresin e katërt të BDI-së të mbajtur mbrëmë në Shkup porositi se janë të gatshëm për koalicion me atë që do ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit dhe Marrëveshjen e Prespës, të cilat së bashku me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë i theksoi si çështje të mbyllura të cilat sigurojnë të ardhme më të mirë për RMV.
“Çdo insistim për t’i vënë duart në këto tre elemente do të përballet me rezistencë dhe nuk do të na ketë ne si partnerë”, tha Ahmeti.



