Ministria e Ekonomisë edhe sivjet do ta subvencionojë përmirësimin e efikasitetit energjetik në shtëpitë dhe gjatë muajit do t’i publikojë thirrjet për kompensimin e një pjese të mjeteve për vendosjen e sistemeve termale me kolektorë diellore dhe kompensimin e një pjese të mjeteve për blerjen dhe vendosjen e dritareve PVC dhe prej alumini të cilat do të jenë të hapura deri
më 31 gusht të këtij viti.
Këto dy thirrje janë pjesë e Programit të Qeverisë për promovimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe stimulimin e efikasitetit energjetik në amvisëri për vitin 2018 përmes së cilit sivjet për herë të parë u nda kompensim i një pjese të shpenzimeve për blerjen e stufave me peleta. Për tre masat e Programit gjithsej janë paraparë 50 milionë denarë të cilat do të ndahen përmes Ministrisë së Ekonomisë prej të cilave 14 milionë tashmë janë shfrytëzuar për subvencionimin e stufave për peleta, ndërsa për masën kolektorë diellorë kanë paraparë gjashtë milionë denarë, ndërsa për masën dritare efikase energjetike 30 milionë denarë. Të gjitha masat ndahen sipas parimit “ai që vjen i pari, shërbehet i pari”.
“Përmes masave për subvencionimin e qytetarëve për përmirësimin e efikasitetit energjetik të shtëpive deri më tani janë ndarë 70 milionë denarë për vendosjen e kolektorëve solarë me të cilat mbështeten 6.031 persona, si dhe 36 milionë denarë për vendosjen e PVC apo dritareve prej alumini me të cilat janë përfshirë 1.327 aplikantë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Subvencione për kolektorë diellorë do të ndahen për të dhjetën herë Masën për kompensim të kolektorit solar të blerë dhe të ndërtuar, Ministria e Ekonomisë e zbaton 10 vite, por për dallim nga paraprakja, këtë vit është sipas parimit “Ai që vjen i pari, shërbehet i pari”.