Alsat-M 2019-06-26T11:41:06+02:00
Qyteti i Shkupit sot ka shpallur ftesë publike për subvencionimin dhe blerjen e trotinetëve elektrik por edhe biçikletave.
Thirrja e parë ka të bëjë me qytetarët të cilët nga 1 janari kanë blerë trotinet në Maqedoni, ndërsa e njëjta do të vazhdojë deri në shpenzimin e gjithë buxhetit të parashikuar, për të cilin projekt janë ndarë 1,5 milionë denarë, shkruan portali SDK.MK, përcjell Alsat
Qyteti do të insistojë me një pjesë të mjeteve për furnizim në vlerë prej 30% të shumës totale të trotinetit elektronik, mirëpo jo më shumë se 7000 denarë për person, me përfshirjen e tatimit personal.
Në thirrjen për subvencionim për biçikleta është theksuar se duhet të blihet deri më 27 maj, ndërsa për të njëjtin projekt janë ndarë 2 milionë denarë dhe do të zgjasë deri në shpenzimin e gjithë buxhetit, mirëpo jo më vonë se 30 nëntor.
Qyteti i Shkupit mbulon 50% të vlerës së biçikletës, mirëpo jo më shumë 3000 denarë për person, me përfshirjen e tatimit personal.
Kërkuesi duhet të mbushë kushtet e kërkuara:
- Të jetë qytetar i Shkupit,
- Kërkuesi nuk duhet të ketë të pranuara mjete financiare për furnizim për biçikleta nga Qyteti i Shkupit dhe të shfrytëzojë konkursin deri në afatin e parashikuar.
- Thirrjet publike do të seleksionohen “kush vjen i pari, furnizohet i pari”./Alsat
Loading…



