Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, i propozuar nga BDI-ja, dal ngadal po e tejkalon me skandale Filip Petrovskin. Gazetarë të cilët e kanë përcjellë seancen e sotme të KSHZ-së janë habitur kur Jakupi ka kërkuar nga një grua shqiptare që mos të flasë shqip por maqedonisht. “Fol maqedonisht, a nuk din të flasësh maqedonisht”, i është drejtuar Jakupi asaj.
Kjo kërkesë e Jakupit është transmetuar edhe në transmetimin direkt që ka shkuar nga seanca.