Këto janë studentet e Fakultetit Pedagogjik në Maqedoni. Ditën e hënë duhet të diplomojnë, por u doli një problem momentin e fundit. Ato kanë marrë informacionin se duhet t’i përsëritin ligjëratat e lëndës “Psikologjia humane mes dy gjinive” edhe pse këtë lëndë thonë se e kishin përfunduar.
Studentët thonë se nëse ato do të kthehen përsëri në ligjërata, do të humbin shumë kohë dhe do të kenë harxhime, shkruan tv21.tv “Kjo lëndë është mbajt në gjuhën shqipe, është mbajt edhe provimi, nënshkrimet dhe notat krejt i kemi në index. Ne kemi menduar se ajo punë është kryer dhe kanë vazhduar katër vite pa asnjë problem. Pastaj i kemi caktuar ne temat e diplomës. Unë të hënën e kamë të diplomoj dje na kanë thirrur prej referentëve poshtë dhe na thanë që keni një problem. Kjo është hera e dytë që po na shtyhet dita e diplomimit”, tha Jehona Limani, studente Pedagogji.
Përveç këtyre studenteve që duhet të diplomojnë të hënën, në këtë problem janë përfshirë edhe studentët që kishin diplomuar. Shirete Hasani thotë se nëse nuk i pranohet kjo lëndë, diploma saj është jo-valide. “Edhe unë gjithashtu jam studente e këtij grupi që e kishim këtë problem. Unë tashmë jam e diplomuar por më është shfaqur problemi i njehtë që donë të thotë unë faktikisht diploma ime është jo-valide. Jemi rreth 20 student që e kemi këtë problem”, tha Shirete Hasani, studente e diplomuar në Pedagogji.
Bashkë me studentet kishin ardhur edhe prindërit për të parë se çfarë po ndodhë dhe pse po shtyhet dita e diplomimit. “Boll më me shkelje teknike, shkelje teknike i pësojnë studentët, ju merren të holla përsëri, pak u deshtë të paguhen ne boll po ballafaqohemi me probleme jetësore tonat. Vajza ime mbrëmë nuk ka fjetur nga mërzia kurse janë përgatitur që të hënën të mbajnë temën e diplomës”, tha Ismet Limani, prind i studentes.
Për të sqaruar situatën foli rektori i fakultetit Emil Sulejmani. “Çdo kush ka të drejtë të akuzojë nuk është problem, është institucion i hapur. Është çështje teknike problem teknik me sistemin. Kemi caktuar mbledhje të jashtëzakonshme dhe besoj se do ta zgjedhim në interes të studentëve”, u shpreh Emil Sulejmani Dekan i Fakultetit. Të hënën në ora 10 rektori ka paralajmëruar një mbledhje duke u premtuar studenteve që do të zgjidhet dhe se studentet do të mund të mbrojnë temën e diplomës./TV21/