Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, të udhëhequr nga prodekania për arsim, Doc. Dr. Vjollca Hasani Limani, Doc. Dr. Elsana Aqifi dhe profesori Arben Halili, realizuan vizitë studimore në Kompaninë “Vezë Sharri” në Tetovë, ku u pritën nga drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Abdulezel Dogani.
Fillimisht, përfaqësuesi i kompanisë i njoftoi studentët me historikun e kompanisë, hapat e zhvillimit dhe zgjerimit të biznesit, deri te linjat e reja të prodhimit të bioenergjisë. Pastaj, ai foli edhe për procesin e zgjerimit të kompanisë, i cili ka ardhur si rezultat i angazhimeve të vazhdueshme për të tejkaluar sfidat që u janë paraqitur në biznes.
Studentët së bashku me profesorët e tyre, gjatë kësaj vizite patën mundësi që për së afërmi të njihen edhe me pjesën praktike të bërjes së biznesit, krahas njohurive teorike të realizuara gjatë orëve mësimore. Bashkëpunimi i ndërsjellë institucional i Universitetit të Tetovës me përfaqësuesit e sektorit të biznesit, ka për qëllim që studentëve t’u mundësojë njohuri reale dhe të kapshme, gjë që më së miri do t’i përgatisë për tregun e punës në të ardhmen.
Data 06.11.2026
Aktuale
- Eksportet turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore rriten më shumë se katërfish në 5 vjet
- Mexhiti përkujton viktimat e Bit Pazarit: Të drejtat e të gjitha komuniteteve duhet të mbrohen dhe avancohen
- Shasivari fal namazin e xhumasë në Budva: Besimi dhe respekti bashkojnë komunitetet
- Fifi shtatzënë për herë të dytë, e pranon publikisht
- Rama për Kërçelin: E vërteta mbi çmimin e shërbimit dhe shiritin sinjalizues
- Ministria hap konkursin për bursa studentore, mbështetja arrin deri në 18.000 denarë në muaj!
- (VIDEO) BDI: Asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake, Ministria e Mbrojtjes thotë se aplikuan vetëm dy shqiptar
- Shqiptarët kanë ikur/ Punëtorët e huaj në rritje, 25% më shumë kërkesa për leje qëndrimi në vitin 2025



