Ridvan Ismaili
Komuna e Studeniçanit ka shkallën më të lartë të natalitetit në Rajonit e Shkupit, njëkohësisht edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Edhe kësaj radhe dëshmoi se është njëra ndër komunat më vitale në vend dhe bie në grupin e komunave me natalitet të lartë, me mbi 29 promila.
Ajo, gjatë vitit 2018, mban rekordin për nga numri i foshnjave të lindura në raport me numrin e popullsisë.
Vitin që lam pas, krahasuar me vitet paraprake, kjo komunë shënoi shkallën më të lartë të lindjeve (501) dhe shkallën më të ulët të vdekjeve (109), gjë që i mundëson një shtim natyror prej +392 banorë.
Viti: 2018 / 2017 / 2016 /
Lindje-vdekje: 501-109 / 476-116 / 488-113 /
Shtimi natyror: +392 / +360 / +375 banorë /
Mund të thuhet se kjo komunë ka më shumë foshnje të lindura gjatë vitit 2018 se disa komuna që janë 3 herë më të mëdha për nga popullsia, si:
Komuna Nr. i banorëve & Lindje-vdekje
Studeniçan: 17.246 banorë & 501-109
?
Shtip: 47,796 banorë & 460-504
Ohër: 55,749 banorë & 446-600
Ajo, gjithashtu qëndron shumë afër numrit të foshnjave të lindura me komunën e Velesit, e cila komunë sipas regjistrimit të popullsisë ka një popullsi prej 55.108 banorë:
Veles: 55.108 banorë & 529-597 (lindje-vdekje)
Kur jemi te shkalla e lartë e natalitetit, vlen të theksohet se menjëherë pas Studeniçanit radhitet komuna tjetër shqiptare e Rajonit të Shkupit, ajo e Sarajit. Këtu, nga një popullsi prej 35.804 banorëve kemi 712 foshnje të lindura. Shtimi natyror i popullsisë për vitin 2018 në këtë komunë është +481 banorë:
Saraj: 35.804 banorë & 712-231 (lindje-vdekje).
Pra gjatë vitit 2018, vetëm në këto dy komuna, kemi shtim të popullsisë prej +873 banorë, pjesa dërmuese e tyre me përkatësi etnike shqiptare.