Me 22.01.2019 në ora 20.00 në rrugën “22 dhjetori” në Strumicë, L.M.(25) nga Strumica, duke drejtuar veturën e tipit ‘Folksvagen Polo’ me targa nga Strumica e ka goditur këmbësorin B.V.(72) nga Strumica, transmeton Almakos.
Nga goditja, këmbësori B.V. është lënduar rëndë, pas së cilës ai është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strumicë.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Strumicë.

