Raportohet se mbrëmë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër shtabit partiak të LSDM-së në Strumicë, mes qytetarëve dhe policisë.
Sipas informatave paraprake zyrtarë policorë kishin shkuar të arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por qytetarët të cilët kanë ndodhur në vendngjarje nuk kanë lejuar arrestimin e tij dhe personin e dyshuar e kanë futur në shtabin partiak të
LSDM-së. Bëhet e ditur se më pas janë sulmuar dy policë të cilët janë transferuar në spital për t’i
trajtuar lëndimet e marra, ndërsa thuhet se inspektorët policorë kanë shtënë me armë në ajër. Personi i kërkuar ka deklaruar se po e arrestojnë pasi që është aktivist i LSDM-së. Nga policia nuk ka ende informata zyrtare rreth incidentit.
Data 14.09.2026
Aktuale
- (VIDEO) Ulja e TVSH-së ulë për vetëm dy denarë dizelin
- Po Vila nr. 69 në emrin e Dritan Shakohoxhës në Palasë; a do hetohet nga SPAK, nëse është e Blendi Klosit?
- Perinski: Kontrollorët nga Fondi do të vizitojnë personat e siguruar që janë në shtëpi me pushim mjekësor
- Aco Velkovski: Kryeministër, ministër i Bujqësisë, drejtor i Lotarisë – mjaft më!
- Lajm i trishtë, ndërron jetë babai i Genta Ismajlit
- Mickoski për kërcënimet nga 39-vjeçari nga Çerkezi: Nëse nuk do të reagonin institucionet, do të dija se si ta zgjidh këtë çështje
- Denoncon se u rrah nga katër persona dhe iu dëmtua automjeti në Tetovë
- E zunë në pritë pesë persona në Tetovë, 22-vjeçarit i morën edhe paratë


