ayhan_demir@hotmail.com
Shkrimi ynë i parë për strukturimin e FETO-së në Kosovë u botua në gazetat me tirazh të lartë si në Shqipëri; Tema gjithashtu edhe në Kosovë në Expres dhe Telegrafi.
Së shpejti edhe e dyta do të jetë në mediet Shqipëtare. Për që të dy shkrimet morëm shumë urime. Gjithsesi edhe pse pak, por u kritikuam. Urimet le të mbesin te ne, të ju flasim për kritikat.
Vëllezërit tanë Shqipëtarë dhe Turq janë mjaft të shqetësuar për strukutrimin e FETO-së në Kosovë. Mendojnë se jemi vonuar shumë në deshifrimin e kësaj organizate teroriste. Të drejtës thuaji e drejtë. Ashtu është. Megjithatë, le të jetë vonë por të mos mbetet fare pa u bërë. Vëllëzërit nga Kosova mendojnë se janë të vetmuar në ballafaqimin e tyre me FETO-në. Me theks të veçantë vëllezërit Shqipëtarë, ankohen se zyrtarët e Ambasadës Turke dhe ata të Konzullatës, janë ‘jo-përfillës’ dhe ‘nacionalistë’.
Ta themi hapur se nuk është se nuk kanë të drejtë në këto ankesa. Të mos hyjmë në detaje. Vetëm se të themi se edhe ne kemi përvojë për këtë çështje.
Shtetet e Quint-it janë mjaft aktiv në politikën e Kosovës. Qëndrimin e shtetit të tyre e reflektojnë mjaft efektivisht në politikën e Kosovës. Secilin zhvillim në Kosovë e përcjellin për së afërmi dhe ia përcjellin shtetit të tyre.
Fatkeqësisht për Ambasadën në Prishtinë dhe Konzullatën në Prizren s’mund t’i themi gjërat e njëjta. Që të dy përfaqësitë janë mjaft paive dhe fushëvështrim të hapur. Komunikimin me popullin e kanë mjaft dobët. Qëndrim të ngjashëm patën edhe pas tentimit të FETO-së për grushtet të 15 Tetorit. Pritja jonë është që të jenë në kontakt të afërt me universitetet, televizionet, radiot dhe gazetat dhe tradhëtinë e FETO-së t’ia sqarojnë tërë popullit dhe politikanëve të Kosovës. Në vend të kësaj e shohin se është e mjaftueshme që të dërgojnë deklarata me shkrim në dy web faqe të shkruara.
Kurse vëllezërve që ballafaqohen aktivisht me FETO-në në vend se t’i mbështesin, ju ‘rekomandojnë’ të ‘tërhiqen mbrapa’. S’lajmërohen në telefona dhe s’kthejnë përgjigje në emaile. Madje i kthejnë edhe ftesat e televizioneve Shqipëtare për të folur rreth strukturimit të FETO-së më 15 Korrik. Kosovarët e kalojnë muajin me 300-500 euro në muaj. Kundrejt kësaj, për Konzultaën në Prizren jepen 7 mijë euro në muaj dhe për shtëpinë ku banon Konzullja i paguajmë 4 mij euro në muaj. Madje për 5 vite e kemi paguar qiranë që më parë. Edhe diçka: Parcela që është blerë në kohën e ambasadores së kaluar, për ndërtimin e Ambasadës në Prishtinë dhe që gjendet pranë Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës i takonte Rasim Mirlakut. Ç’rastësi që ky person qenka edhe pronari i parcellës së shkollës që i përket Qendrës së Arsimit të FETO-së. Disa vëllezër shqipëtar, na pyesin ‘pse i japim rëndësi përmendjes së emrave që e përkrahin FETO-në?’ Duan të flasim ede për strukturimin e FETO-së jashtë shkollave dhe aktivitetet e tyre.
Ne besojmë në këtë: Pa thënë një nuk thuhet dy. Durimi është pjesë e përpjekjes. Kjo ngutje reciproke është nga djalli.
Në shkrimin e parë kemi thënë kështu: “Do të shkruajmë një nga një për strukturimin e kësaj lëvizjeje të së keqes si në arsim, politikë, media dhe tregti.”
Përparësi i japim aktiviteteve të FETO-së në arsim. Sepse mendojmë si Ahmet Hamdi Tanpënar: “Çdo gjë ka zgjidhje. Veçse po u prish njeriu, kjo më s’ka zgjidhje.”
Pasi që të kemi shkruar me plotkuptimin e fjalës për ato që FETO i bën nën maskën e arsimit, do të flasim edhe për të tjerat.
Vëllezërit Kosovarë e përbëjnë shumicën e popullatës së Kosovës. Por qëndrimi ynë është i qartë: gjatë ballafaqimit tonë me FETO s’bëjmë dallime mes Turqve, Boshnjakëve dhe Shqipëtarëve. Çfarëdo që të jetë raca dhe feja e tyre: Njeriu pa atdhe është pa atdhe. Tradhëtari është tradhëtar.
Në mesin e njerëzve që fëmijët e tyre shkollohen në shkollat e FETO-së natyrisht se janë edhe turq të njohur. Në këto shkolla janë shkolluar edhe fëmijët e Mahir Yağcılar-it, Kryetarit të Përgjithshëm të KDTP-së dhe Ministrit të Administratës Publike në Kosovë si dhe Kryetarit të Komunës së Mamushës Arif Bütüç.
Ne i besojmë kësaj: “Sinqeriteti nënkupton që zemra dhe gjuha ta thonë të njëjtën gjë.”
Na kujtohen shumë mirë deklaratat me të cilat Mahir Yağcılar i lavdëronte shkollat e FETO-së në Kosovë.
Meqë është vendi do t’ia bëjmë edhe disa pyetje: Ku ishit dhe çka po bënit gjatë natës së 15 Korrikut? Pse të rinjëve atdhedashës që deshën të dalin në rrugë të Prizrenit më 15 Korrik kundër grushtetit, i urdhëruat të presin? Çka pritnit? A qëndron pretendimi se që prej vitit 2007 e këndej e keni kryer detyrën e urës lidhëse mes politikanëve e burokratëve shqipëtar dhe strukturës së FETO-së në Kosovë? Natyrisht se e njëjta pyetje vlen edhe për Arif Bytyqin. Në natën e 15 Korrikut çka dhe pse pritët deri në orën 3-4 të mëngjesit?
Në shkrimin e parë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani dhe ish Ministri i Ekonomisë Ahmet Shala kanë thënë: “Fëmijët në shkollat e FETO-së i kemi dërguar me pagesë jo me bursa.” A ua tërhoqi vëmendjen? Që të dy këta emra nuk shqetësohen se fëmijët e tyre kanë shkuar në shkollat e FETO-së por nga shprehja me “bursa.” Ç’mund të thoshim? Tu kishim thënë: Na i dërgoni në formë shenje, faturat e pagesave dhe t’i botojmë fakte.
Javën e ardshme do të vazhdojmë me një dimension tjetër të strukturimit të FETO-së në Kosovë.
*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt