26 June
Deponia në Strugë përsëri digjet. Kjo vjen vetëm një javë pasi deponia ishte mbuluar me dhe, dhe rërë. Vetëm një cisternë e shërbimit zjarrfikës disa herë vinte dhe përpiqej të kontrollojë zjarrin e ri. Punonjësit e kompanive në afërsi të deponisë thonë se nga zjarret e vazhdueshme nuk munden normalisht t’i kryejnë punët.Ndryshe, mbeturinat nga Struga ende mbarten në deponinë ekzistuese, edhe pse qytetarët pritnin një zgjidhje të plotë të problemit dhe zhvendosjen e saj.
Edhe Ministri i Transportit Goran Sugareski para pak ditësh njoftoi se qeveria po punon për të zgjidhur përgjithmonë këtë problem, ndërsa nga komuna e Strugës njoftuan se lokacioni i deponisë së re do të jetë të paktën 30 kilometra larg nga qyteti.
Miki Trajkovski

