Mbeturinat nga Struga të barten në deponinë e Bukovës që gjendet mes Ohrit dhe Resnjës. Më pas, të mbyllet, të konservohet deponia ekzistuese në Strugë. Këto ishin disa nga zgjidhjet e mundshme që u shpalosën në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal të Strugës.
Ne propozojmë që nga kjo deponi, mbeturinat të barten në Bukovë, sepse për momentin nuk shoh zgjidhje tjetër për hapjen e deponive të reja në Strugë dhe të kemi probleme me qytetarët e atyre vendbanimeve – deklaroi Dame Lllozanoski, këshilltar i LSDM-së.
I bëj thirrje ministrit të BDI-së të jep propozime konkrete për deponi rajonale. Por për deponitë e përkohshme derisa të hapen deponitë rajonale, përgjigjen kryetari i Komunës dhe drejtori i ndërmarrjes publike – deklaroi Dejan Paunoski, këshilltar i VMRO-DPMNE-së.
Ndryshe para fillimit të seancës një grup i qytetarëve mbajtën protestë të qetë.
Kërkojmë të zgjidhet problem, pasi na thonë se është siguruar lokacioni nga ana e Komunës, por ministria nuk ka dhënë miratim – tha një qytetare.
Momentalisht, në deponinë problematike në hyrje të qytetit, hidhen madje deri në 12 mijë tonë mbeturina.
Miki Trajankovski

