Qytetarët e Strugës bëjn thirrje për protestën e paralajmëruar për të premten, më 26 shtator 2025, për të kundërshtuar fuqishëm ndotjen e shkaktuar nga deponia ilegale në hyrje të qytetit.
Protesta do të mbahet tek rrethrrotullimi – hyrja e Strugës, nga ora 14:00 deri në 15:00, me moton “Jo Deponisë – Po Jetës”.
Organizatorët dhe aktivistët e angazhuar e konsiderojnë këtë protestë si një shans të fundit për të shpëtuar qytetin nga katastrofa mjedisore, duke theksuar rrezikun që po i kanoset shëndetit publik dhe natyrës përreth.
🛑 Në posteri zyrtar të protestës, situata alarmante vizualizohet përmes imazheve tronditëse të flakëve dhe tymit të zi në afërsi të mbeturinave, shoqëruar me simbole rreziku që nënvizojnë urgjencën e reagimit.
“Struga nuk mund të heshtë më. Ndotja ka kaluar çdo kufi. Kjo nuk është vetëm çështje mjedisi, por çështje jete dhe vdekjeje” – theksojnë organizatorët në thirrjen publike.