Alsat 2019-12-27T16:15:44+01:00
Komisioni Kundër Korrupsionit ka publikuar propozim version të strategjisë pesëvjeçare kundër korrupsionit. Anëtarët e këtij komisioni në pjesën e mediumeve do të kërkojnë që partitë politike të heqin dorë nga paratë shtetërore që i marrin për reklama politike të paguar në ciklet zgjedhore.
Njëra nga masat që propozojmë është që ato para të ndërpriten, të mos u jepen. Kjo do të jetë e vështirë, por ky është një fillim, le të hapet debat, le t’i shpalosin argumentet. Pra, nga buxheti, paratë që u jepen partive për në fushatë – të mos ekzistojnë- deklaroi GORAN TRPENOSKI, ANËTAR I KSHPK-së.
Tërpenoski tha se mes katër masave që duhet ta zvogëlojnë kërcënimin nga korrupsioni në media është vetë-rregullimi i mediave të internetit. Propozim strategjia për uljen e korrupsionit bazohet në vlerësimin e rreziqeve në nivel nacional, thonë nga Komisioni. Si më të rrezikshmit dhe më të dyshuarit janë gjyqësori, sistemi politik, sistemi shëndetësor. Kjo strategji përfshin si media, ashtu edhe sektorin e OJQ-ve për korrupsion eventual tek ta, si dhe mundësinë për të ndihmuar në luftimin e korrupsionit.
Përveç këtyre sektorëve i kemi shqyrtuar edhe arsimin, punën dhe politikën sociale, për herë të parë edhe sportin, sepse vlerësuam se deri më tani nuk ka pasur rrezik të korrupsionit në sport, por padyshim që ekziston. Pra, ka mjaft gjetje në propozim strategjinë- tha VLADIMIR GEORGIEV, ANËTAR I KSHPK-së.
Tani e tutje, propozim versioni i strategjisë është në dispozicion të publikut dhe të gjithë palët e interesuara do të jenë në gjendje ta lexojnë atë, dhe nëse kanë propozimet e tyre, mund t’i paraqesin në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Më pas, propozim strategjia do t’i dërgohet Parlamentit dhe për miratimin e saj do të pritet dritë jeshile nga deputetët.
Ile Petrevski
Loading…




